16:21 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shikojeni në çfarë gjendje vozit ky kamion rrugës për në Pejë

Pa kujdesia e shoferëve në Kosovë po vazhdon që të përhapet me të madhe.

Kështu, në rrugën për Pejë, konkretisht në fshatin Zahaq  një drejtues i kamionit është parë duke vozitur në kushte jo të përshtatshme për rrugë.

Një lexues i Indeksonline që ka dërguar video në redaksi shihet se kamioni në fjalë teksa  lëvizë nëpër rrugë me një gomë vetëm në hekur. Kjo sigurisht që ka bërë  që të shkaktojë rrezik për njerëzit të cilët kanë qenë aty afër.

Sipas dëshmitarëve, një situatë e tillë nuk është vërejtur nga njësiti përkatës i policisë së Kosovës.

Më poshtë videon: