21:26 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shikoni çmendurinë e 50,000 tifozëve të Galatasaray në stërvitje

Tifozët e Galatasarayt kanë treguar edhe një herë se janë më të zjarrit në botën e futbollit.
Në stadiumin Turk Telekom janë mbledhur  rreth 50,000 tifozë për të përkrahur skuadrën para derbit lokal ndaj Besiktasit.

Tifozët kanë ndezur fishekzjarrë gjatë stërvitjes së skuadrës duke tentuar të motivojnë lojtarët para ndeshjes.

Aktualisht skuadra e tyre është e treta në Super Ligën turke dhe një fitore e mundshme do i afronte me liderin Basaksehir.

Galata ka 24 pikë, një ndeshje dhe gjashtë pikë më pak se lideri.

Në anën tjetër Besiktasi renditet në vendin e gjashtë me 21 pikë.

Vlen të theksohet se në këtë derbi Galatasaray ka shumë mungesa dhe kjo paska e bën favorit Besiktasin.