08:19 / E Martë, 19 Mars 2019

Shikoni magjinë e Marcelos në stërvitje, morri një pasim nga Zidane

Mbrojtësi Marcelo duket se i është gëzuar ardhjes së trajnerit francez Zinedine Zidane.

Braziliani e kishte humbur vendin e startuesit në kohën e trajnerit Santiago Solari dhe flitej për një largim të mundshëm nga Real Madridi.

Por tani gjërat kanë ndryshuar sepse Zidane e ka pasur gjithmonë dhe duket se do ta ketë zgjedhje të parë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Marcelo së fundi është parë në disponim të lartë në stërvitje. Shikoni një reagim të tij pasi merr topin nga Zidane.