21:24 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shitet për 21 milionë dollarë apartamenti në kullën bregdetare në Florida

Një apartament, kat i plotë, në rezidencën bregdetare Ritz-Carlton në plazhin e Floridas është shitur për 21 milionë dollarë, njoftuan dje ndërtuesit.

I shtrirë në të gjithë katin e 51-të të kullës 52 katëshe, apartamenti ka rreth 2500 metër katror hapësirë të brendshme duke përfshirë katër dhoma gjumi, ambjente stafi, shtatë banja, kinema, palestër dhe magazinë.

Apartamenti ka gjithashtu rreth 1000 metra katrorë veranda e ballkone, kuzhinë verore, pishinë e kopsht privat.

Apartamenti kishte një parakontratë prej vitit 2015, para ndërtimit të kullës, por ajo u mbyll vetëm pas marrjes së çertifikatës për rezidencë në mars. Ndërtimi i saj nisi në mesin e vitit 2016.

Blerësi ishte amerikan por identiteti i tij nuk u bë publik.

Ndërtuesit thonë se 80% e 209 rezidencave janë shitur, duke përfshirë katër apartamentet e tipit ‘penthouse’ te një kati të tërë. Ata shtonin se muajin që shkoi kishin shlyer kredinë prej $212 milionë të marrë nga për ndërtimin në 2016. Kulla Ritz-Carlton nuk ka hotel por vetëm një klub privat në katin e 33-të.tch