09:27 / E Martë, 23 Mars 2021 / AR

Shitet postimi i parë në Twitter për 2.9 milionë dollarë

Një biznesmenit në Malajzi i është shitur për 2.9 milionë euro postimi i parë në Twitter i shpikësit të Twitterit, Jack Dorsey, transmeton Indeksonline.

Postimi ishte publikuar më 21 mars të vitit 2006 dhe thoshte “vetëm po e vendos tweetin tim”.

Postimi është shitur në një ankand për bamirësi.

Blerësi nga Malajzia, Sina Estavi, e krahasoi blerjen e postimit me blerjen e një pikture të Mona Lizës.

Postimi u ble, duke përdorur kriptomonedhën eter, një rival i bitcoinit.

“Ky është vetëm një tweet. Mendon që vite më vonë njerëzit do ta kuptojnë vlerën e vërtetë të postimit, si të pikturës së Mona Lizës”, ka shkruar ai.