11:53 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shitet skuadra e famshme italiane, për vetëm 10 euro!

Skuadra e famshme italiane, Palermo mbrëmë është shitur.Presidenti i skuadrës, Maurizio Zamparini ka konfirmuar se ka nënshkruar shitjen e skuadrës. Marrëveshja është nënshkruar te një noter në qytetin italian.

“Palermo që nga mbrëmë ka pronarë të ri. Është shitur për çmim simbolik, për vetëm 10 euro” ka thënë Zamparini.

Por, pronarët e ri janë të obliguar që të paguajnë borxhin prej 22.8 milionë euro që ka kjo skuadër ndaj një banke.

Pronarët e ri janë nga Londra, por që kanë marrëveshje me Zamparinin për të mos e zbuluar identitetin për një kohë./Indeksonline/