09:17 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / MSH

Shiti kompaninë te “Estee Lauder”, Tom Ford bëhet miliarder

Kompania “Estee Lauder” ra dakord të blinte markën amerikane të modës ‘Tom Ford’ për 2.8 miliardë dollarë (2.7 miliardë euro).

Kjo e ka çuar Fordin në statusin e miliarderit dhe ai ka të ngjarë të fitojë 1.1 miliard dollarë personalisht nga marrëveshja pas tatimit, shkruan DailyMail.

Dizajneri do të qëndrojë në kompani si ‘vizionar kreativ’ deri në fund të vitit 2023. Kryetari i markës ‘Tom Ford’, Domenico De Sole do të mbetet gjithashtu si konsulent.