16:03 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Shitje rekord e iPhone 13

Të ardhurat nga shitjet e smartfonëve u rritën me 7% nga viti në vit pavarësisht krizës së çipeve. Vetëm nga shitjet e iPhone të ardhurat janë rritur me 35% në 196 miliardë dollarë në 2021.

Vitin e kaluar Apple zuri 44% të të ardhurave globale nga shitjet e smartfonëve. Megjithatë linja e iPhone 13 gjithashtu rriti koston mesatare të smartfonëve me 12%.

Një tjetër indikator mjaft interesant është se 40% e smartfonëve të shitur në 2021 kishin teknologjinë 5G krahasuar me 18% në 2020.

Kostoja mesatare e shitjet së iPhone ishte 14% më e lartë duke arritur vlerën e 825 dollarë.

Pesë brende zënë 85% të të ardhurave nga shitja e smartfonëve përfshirë Samsung, Xiaomi dhe Oppo.