23:34 / E Martë, 05 Janar 2021 / Blerim

Shitjet në rritje, Amazon blen 11 avionë për të shërbyer porositë

Ndërsa linjat ajrore zvogëlojnë flotën e tyre, Amazon po blen avionë pasi pandemia Covid-19 rriti porositë e produkteve por uli trafikun e udhëtarëve në mënyrë drastike.

Gjigandi i tregtisë elektronike njoftoi sot se do të blejë njëmbëdhjetë Boeing 767-300 nga Delta dhe WestJet, të cilat më pas do të shndërrohen në avionë transporti mallrash.

 Kjo është hera e parë që grupi ka blerë avionë për të ndërtuar flotën e vet, në vend që të kontraktojë avionë në kompani vendase.

“Të kesh avionë me qira dhe flota avionësh në të njëjtën kohë do të na lejojë të menaxhojmë më mirë biznesin tonë dhe për këtë arsye të përmbushim angazhimet tona ndaj klientëve tanë,” tha Sarah Rhodes, nënkryetare e Amazon Global Air.

Katër avionë nga WestJet do të bashkohen me flotën e Amazon nga ky vit, ndërsa shtatë të tjerët që do të blihen nga Delta, do të jenë gati në 2022.