Shiu nxjerrë mbeturinat rrugëve të Pejës (Foto)
Vendi jonë sot gjatë ditës është përcjellë me temperatura të ulëta e në disa qytete edhe me reshje të shumta shiu.
Mot i lig ka mbizotëruar edhe në Pejë, ku ka pasur edhe vërshime, ndërsa gjendja nuk është aspak e mirë rrugëve të këtij qyteti.
Në disa fotografi të sigurara nga Indeksonline mund të shihni dëmet në rrugët e Pëjës pas reshieve të shiut, ku kanalizimet kanë nxjerrë mbeturina të shumta, saktësisht në rrugën ‘Xhemal Kada’.
Në këtë qytet po ka edhe vështirësi të qarkullimit të veturave si pasojë e motit të lig.
Mot i tillë pritet të jetë deri në mes të javës./Indeksonline/