08:38 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Një aksident me fatalitet, shqiptohen 1 mijë tiketa për shkelje në trafik

Një aksident me fatalitet u shkaktua në 24-orëshin e fundit.

Numri i aksidenteve ishte mjaft i lartë edhe gjatë këtyre orëve, ku 17 prej aksidenteve ishin me të lënduar, kurse 25 të tjerë me dëme materiale.

Gjatë të së njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 334 tiketa për shkelje në trafik./Indeksonline/