10:11 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / k.v

Shkaqet e mundshme të çrregullimeve të ciklit menstrual

Cikli juaj menstrual llogaritet nga dita e parë e periudhës tuaj të fundit deri në fillim të periudhës së ardhshme. Periudha juaj konsiderohet e parregullt nëse zgjat më shumë se 38 ditë ose nëse kohëzgjatja ndryshon.

Periudhat apo cikli i parregullt mund të ketë disa shkaqe, nga pabarazitë hormonale, në kushtet e tjera themelore dhe duhet të vlerësohen nga mjeku juaj, transmeton Indeksonline.

Një nga shkaqet mund të jetë shtatzënia. Ilaçet për kontroll të shtatzënisë mund të jenë një tjetër arsye pse keni çrregullime të ciklit.

Ushqyerja me gji. Prolaktina është hormon përgjegjës për prodhimin e qumështit të gjirit. Prolaktina supreson hormonet tuaja riprodhuese duke rezultuar në cikël të pakët ose pa cikël fare gjatë kohës që jeni duke ushqyer me gji.

Periudha para menopauzës është një tjetër arsye e mundshme. Simdroma e vezoreve policisitike është një gjendje që në të shumtën e rasteve çon në çrregullim cikli.

Problemet me gjëndrat tiroide dhe mbipesha gjithashtu janë shkaktarë të mundshëm./Indeksonline/

Temat: