12:17 / E Premte, 13 Korrik 2018 / k.v

Vajza, kështu funksionon truri juaj gjatë ciklit!

Gjëja e parë që na vjen në mendje kur flasim për ciklin menstrual është dhimbja e cila mund te shfaqet në pjesë të ndryshme të trupi si pasojë e këtij procesi.

Shumë femra ballafaqohen me një gjë të tillë dhe janë në kërkim të metodave se si të heqin qafe këto dhimbje.

Mirëpo, a keni menduar se çfarë i ndodhë trurit gjatë kohës së ciklit menstrual?

Për shkak të ndryshimeve hormonale, truri unë sillet në mënyrë të veçantë gjatë kësaj periudhe. Papajtueshmëria, shpërthimet e zemërimit dhe urrejtja që ndodhin, janë pikërisht për shkak të këtyre ndryshimeve, transmeton Indeksonline.

Cikli menstrual dhe truri femëror

Si nivelet e estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit, edhe vezoret sekretojnë disa sasi të hormoneve mashkullore. Kjo është arsyeja pse femrat përballen me ndryshim të humorit gjatë kësaj periudhe. Nivelet e estrogjenit janë të lidhura ngushtë me mirëqenien emocionale të një gruaje dhe ndikojnë në ato pjesë të trurit që kontrollojnë emocionet. /Indeksonline/

Temat: