19:32 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shkarkohet nga detyra njeriu i parë i futbollit spanjoll

Angel Maria Villar është shkarkuar nga posti i të qënit president i Federatës së Futbollit të Spanjës.

Me shumicë votash Federata ka vendosur ta shkarkoi deri tani presidentin e tyre.

Arsyeja për shkarkimin e tij është se i njëjti kishte bërë fushatë në rrjetet sociale për president në kohën kur po e ushtronte këtë detyrë.

Villar ka thënë se do ta apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë, në të kundërten zgjedhjet e reja për president do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm./Indeksonline/