21:24 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / C E

Shkarkohet një trajner e vjen një tjetër, Sheffield United prezanton “teknikun” e ri të skuadrës

Sheffield United ka shkarkuar trajnerin Paul Heckingbottom pas nisjes së keqe të sezonit. Vetë klubi i Premier League ka bërë me dije se renditja në fund të tabelës, me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 14-të javë kampionat është bërë shkak i këtij vendimi.

Megjithatë, menjëherë pas shkarkimit të Heckingbottom, “Shpatat” kanë zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili do të jetë ish-trajneri i tyre, Chris Wilder, me këtë të fundit që e ka drejtuar skuadrën, për 5 vite nga viti 2016, deri në vitin 2021, me lajmin që u kominuka nga vetë pronari saudit i klubit, Princi Abdullah Bin Mosaad Bin Abdulaziz Al Saud.

Ndërkaq, kujtojmë, se Paul Heckingbottom mori përsipër drejtimin e ekipit të Sheffield në nëntor 2021, duke e ringjitur në Premier League, mirëpo performancat e këtij sezoni zhgënjyen jashtëzakonisht klubin, duke bërë që këta të fundit të marrin vendimin drastik.