15:14 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shkarkohet një zv/ministër në qeverinë Haradinaj, zëvendësohet menjëherë me tjetrin (Foto)

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra e zv/ministrit, Mustafë Myrtaj. I njëjti ishte pjesë në kabinetin e Ministrisë së Arsimit, të cilën e drejton Shyqiri Bytyqi.

Shkarkimi i Myrtaj mësohet se erdhi me vendim të Partisë Liberale Egjiptiane.

Burime të Indeksonline, brenda kësaj partie, thonë se sugjerimi për largimin e tij erdhi pas mossuksesit, neglizhencës dhe komplotit brenda partisë.

Mësohet se pas shkarkimit të Myrtaj, PLE-ja ka vendosur që Artan Berisha të jetë në postin e zv/ministrit të Arsimit. /Indeksonline/