22:14 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Shkatërrohet banda kriminale plot me shqiptarë, në pranga edhe kapoja i grupit

11 persona kanë përfunduar në prangat e policisë greke pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

5 prej këtyre personave mësohet se janë shqiptarë ndërkohë që mediat greke shkruajnë se mes të arrestuarve është edhe kreu i bandës, një 40 vjeçar.

Arrestimet u kryen në Athinë ndërsa u zbuluan dhe streha e depos ku fshihnin drogën.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 1 kg e 521 gram kokainë, 5 kg e 700 gr kanabis e papërpunuar, lëndë narkotike dhe sasi e vogël hashashi, 4 automjete, 1 pistoletë, 75 sfera, 25.855 euro, 3 lira të arta, kartëmonedha të ndryshme, 8 peshore, 32 celularë dhe 1 sistem ndjekës me 4 kamera. Të arrestuarit ndodhen në prokurorinë e Athinës. /albeu.com/