14:15 / E Premte, 23 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Shkatërrohet busti dhe varri i Mit’hat Frashërit, te Liqeni i Tiranës

Busti dhe varri i Mit’hat Frashërit, diplomat dhe shkrimtar i madh shqiptar, janë shkatërruar gjatë natës, duke u zbardhur kjo e premte 23 dhjetor. Siç shihet dhe nga fotot, busti i tij është rrëzuar nga vendi ku qëndronte, ndërsa është thyer dhe pllakata e varrit.

Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018, te Kodrat e Liqenit

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që busti i veprimtarit të shquar të Rilindjes Kombëtare dhunohet. 9 muaj pasi busti u vendos atje, në vitin 2019, persona të paidentifikuar dëmtuan bustin e Mit’hat Frashërit.

Historia e Mit’hat Frashërit, i njohur më tepër me pseudonimin e tij Lumo Skëndo, është një nga paradokset e shumta të shoqërisë shqiptare gjatë regjimit komunist. I detyruar të largohet nga Shqipëria në vitin 1944, si kundërshtar i Partisë Komuniste, vdiq në 3 tetor të vitit 1949, në New York të Amerikës.