17:39 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shkathtësitë që duhet t’i dijë një baba modern

Të qenit baba modern nuk është lehtë, pasi që kjo detyrë kërkon një set shkathtësish të ndryshme, sipas një hulumtimi të ri.

Hulumtimi i komisionuar nga Braun para Ditës së Babait, gjeti që baballarët bashkëkohorë duhet t’i posedojnë një shumë informatash dhe temash – përfshirë atë se si t’i navigojnë mediat sociale dhe tekstet e këngëve hite. Por të pasurit Instagram është më e pakta që një babai i kërkohet të dijë.

Sipas hulumtuesve, baballarët duhet po ashtu që t’i përvetësojnë shkathtësistë tradicionale si rregullimi i biçikletës dhe rifreskimi i kompjuterëve.

Ndër aftësi të tjera janë edhe gatimi, ndërtimi i  orendive, dhe ofrimi i një platforme për arsimim të mirë.

Rëndësia e nagivimit të “chat-it” është po ashtu një tipar që babai modern duhet ta mjeshtërojë, ashtu sikur është edhe aftësia që të dijë se si ta formojë një konsolë loje.