75 Mall Live Search
23:36 / E Hënë, 24 Maj 2021 / OSH

Shkëlqeu me Arbërinë, kjo është e ardhmja e Almir Kryeziut

Përkundër që Arbëria ra nga Superliga, Almir Kryeziu la gjurmë në këtë sezon me performancat e tij.

Kryeziu në një prononcim për Indeksonline foli për të ardhmen e tij. Ai u shprehë se ka edhe 1 vit kontratë me Arbërinë.

“Kam kontratë edhe 1 vit me Arbërinë. Nuk e di se çka do të ndodhë. Oferta kam por ende nuk kam vendosur. Vazhdoj të jem pjesë e Arbërisë”, u shprehë ai.

 Kryeziu mohoi zërat se ka ofertë nga Drita. Ai tha se s’ka biseduar me zyrtarë të Dritës.

“Ferrari” i Arbërisë këtë sezon shënoi 4 gola dhe pati 3 asistime. /Indeksonline/