19:17 / E Premte, 10 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Shkëlqeu në ndeshjet e muajit tetor, Kapiteni i Ballkanit ftohet përsëri nga Mali i Zi

Edvin Kuc, është ftuar nga Kombëtarjan e Malit të Zi, për ndeshjet e muajit nëntor.

Kapiteni i Ballkanit, u ftua për herë të parë gjatë muajit të kaluar ku shkëlqeu në ndeshjen miqësore ndaj Lebanonit, ku shënoi dy gola, dhe ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Paraqitjet e mira me Ballkanin në Superligën e Kosovës dhe Conference League kanë bërë që Kuc të ftohet përsëri te Mali i Zi,

Mali i Zi do të jetë nikoqire e Lituanisë me 16 nëntor, ndërsa pas tri ditëve luan si mysafire e Hungarisë./IndeksOnline/