15:25 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shkëlzen Gashi shpallet nderi i qytetit të Klinës

Ylli i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi është nderuar sot me titullin “Nderi i qytetit” të Klinës.

Në një ceremoni të organizuar nga komuna e Klinës, Gashi ka pranuar këtë çmim para dhjetëra të pranishmëve.

Me të njëjtën titull është nderuar edhe rektori Marjan Dema.

“Kisha nderin dhe privilegjin që si kryetar i Komunës së Klinës, sot në një seancë solemne të Kuvendit Komunal, të iu ndaj titullin “NDERI I QYTETIT”, dy bashkëqytetarëve tanë, personalitete të njohura të arsimit, shkencës dhe sportit, Prof. Dr. Marjan Demaj dhe futbollistit Shkëlzen Gashit, që në mënyrë simbolike ta kryejmë një borxh të vogël ndaj veprës madhore të këtyre dy personaliteteve, që me punën dhe të arriturat e tyre jetësore nderuan Kosovën dhe Klinën.

Profesor Demaj dhe Shkëlzen, sot, ne, bashkëqytetarët tuaj, sikurse edhe më parë, jemi të lumtur që iu kemi dhe krenar me emrin tuaj.
Kontributi dhe të arriturat e juaja në lëminë e arsimit, shkencës dhe sportit, janë të veçanta dhe përputhen plotësisht me kohën kur Klinës dhe Kosovës në përgjithësi i duhet promovimi i këtyre vlerave.

Urime Profesor, Urime Shkëlzen. Urime qytetarë të dashur të Klinës” shkruan kryetari i Klinës në njoftim./Indeksonline/