19:46 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shkëmbi godet veturën me katër kosovarë në Shqipëri

Lëkundjet e forta të tërmetit pasditen e sotme që shkundën të gjithë vendin, kanë pasur pasojat e veta.

Një masiv shkëmbor është shkëputur në zonën e Valbonës duke goditur një automjet.

Nga raportimet e para, thuhet se masivi shkëmbor u shkëput nga lëkundjet e tërmetit. Ngjarja ndodhi në aksin Valbonë-Bajram Curri.

Katër shtetas kosovarë u goditën nga masivi shkëmbor teksa udhëtonin me një mjet Land Rover.

Valbonë, mjeti u godit në pjesën e bagazhit dhe bëri 3-4 rrotullime. Por për fat të mirë, 4 shtetasit kosovarë, 2 burra e 2 gra, janë jashtë rrezikut për jetën. Ata u transportuan menjëherë në Kosovë.