Shkëmbim lojtarësh mes Juventus dhe Valencia-s

Juventusit i është kërkuar të shkëmbejë Arthur Melo me Carlos Soler të Valencias, pasi klubi spanjoll pranoj se nuk mund të nënshkruante me brazilianin.
Në ditët e fundit, duket se Valencia do ta merrte lojtarin nga bardh e zinjtë, po ashtu edhe mesfushori ishte i gatshëm të kalonte në La Liga, transmeton IndeksOnline.
Por kjo është një situatë e ndërlikuar sepse Valencia nuk mund të nënshkruaj me Melon.
Massimo Pavan beson se ka një zgjidhje për të dyja klubet. Ai mendon se ndërrimi i lojtareve është zgjidhja e vetme./IndeksOnline/