13:37 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shkëmbimi në janar, Xhaka “kokë me kokë” me një zviceran tjetër

Granit Xhaka me shumë gjasa do të largohet në janar nga Arsenali. Mesfushori kosovar është duke kërkuar skuadër të re pasi i ka prishur raportet me Unay Emeryn te skuadra londineze.

Fillimisht është folur se mesfushori i Zvicrës, do të luajë në Serien A pasi që ka blerë shtëpi në Itali.

Por, së fundi po flitet se Arsenali dhe Borusia Monchengladbach janë duke negociuar shkëmbimin midis Xhakës e Zakarias.

Arsenali është në kërkim të Zakarias dhe Monchengladbachu po e sheh si ide të mirë rikthimin e Xhakës në skuadër duke shfrytëzuar këtë shkëmbim.

Xhaka raportohet se është edhe në radarin e Newcastle Unitedit./Indeksonline/