12:10 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shkencëtarët dalin me gjetje të reja, ja në cilat vende njerëzit vdesin më shumë nga kanceri

Shkencëtarët nga Universiteti i Uashingtonit kanë dalë me një studim, më të madhin të bërë deri më tash për normat e vendeve ne numrin e personave të prekur nga kanceri.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 195 vende, ku studiuesit kanë ndarë vendet me numrin më të lartë të të sëmurëve dhe me numrin më të ulët, transmeton Indeksonline.

Australia ka nivelin më të lartë të rasteve me kancer, duke u bazuar në shifrat e vitit 2016. Por ndryshe nga Australia, shteti i Mongolisë ka numrin më të madh të vdekjeve nga kanceri.

Siria ka numër të vogël të rasteve të reja dhe numër më të vogël të vdekjeve.

Kanceri më mushkëri, zorrë dhe kanceri i gjirit janë ndër format më të zakonshme të cilat kanë prekur njerëzit në kryesisht të gjitha vendet. Kurse mushkëritë, zorrët dhe stomaku të prekura nga kanceri janë vrasësit më të mëdhenj.

Mbretëria e Bashkuara zë vendin e tetë për diagnozat e reja por është vendi më i keq me normat më të larta për kancerin “mesotheliom”, që shkaktohet prej ekspozimit të asbestit, përcjell Indeksonline.

Ekspertët thonë që kanceri po shkaktohet nga mënyra e jetesës, si cigarja apo dieta jo e shëndetshme.

Në vitin 2016 ka pasur 17.2 milionë raste të kancerit në të gjithë botën, që i bije 28% më shumë se në vitin 2006. Kurse përplot 8.9 milion njerëz kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Kanceri i gjirit është ai që vret më së shumti gra, ku kanceri i mushkërive është fatal për burrat me numrin më të madh të të vdekurve në përgjithësi./Indeksonline/