22:29 / E Diele, 27 Qershor 2021 / AR

Shkenda Dubova rrëfen sakrificën për biznes: Kam shitur makinën për të hapur qendrën e dobësimit!

Shkenda Dubova apo ndryshe siç njihet si ‘femra e artë’ është ndër biznesmenet më të suksesshme.

Me punën e saj ka arritur që qindra personave t’ua bëj ëndrrën realitet për një trup perfekt, shkruan Indeksonline.

Mirëpo rrugëtimi i saj qenka goxha me sakrifica.

Kështu ka bërë të ditur vet ajo në një intervistë në RTV Dukagjini.

Ajo u shpreh se nuk ka pasur përkrahje dhe për të nisur hapat e parë i është dashur të shes makinën dhe disa gjëra të tjera.

“Më është dasht me shit makinën dhe senet e mija se smi kanë jap paret. Unë kam qenë 0 me mbështetje. Kur e kam hap kanë ardh me ma bo përhajër amo jo, nuk kom pas. Normalisht se janë frikësu” tha ajo./Indeksonline/