22:17 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Shkodra takon zv/ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, flasin për sundim të ligjit

Zëvendësministri i Punëve Brendshme, Selami Shkodra ka pritur në takim Zv/ambasadorin e Britanisë së Madhe, Tomy Adams.

Me këtë rast, Shkodra ka falënderuar zv/ambasadorin britanikes për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për shtetin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Shkodra gjithashtu ka shtuar se është bashkëbiseduar edhe për fushën e sigurisë dhe të sundimit të ligjit në vend.

Postimi i plotë:

Prita në takim zv/Ambasadorin e Britanisë së Madhe Mr.Tomy Adams në KosovëFalënderova zv.Ambasadorin Britanez për mbeshtetjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i tij për Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe të sundimit të ligjit.Bashkëbiseduam për bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e sigurisë z.Adams premtoi mbështetjen e Britanisë së Madhe, njëherit potencoi  se do të vazhdoj të jetë përkrah Kosovës në proceset nëpër të cilat po kalon vendi.Fokus të veçantë  ishte lufta kundër krimit të organizuar para samitit të Londrës, ku Kosova do të jetë pjesë e projekteve në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar.E njoftova me perpjekjet dhe të arriturat e institucioneve të Kosovës, po ashtu potencova  se vendi ka pasur të arritura të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, po ashtu u dakorduam për bashkpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen.Prishtinë, 23