75 Mall Live Search
22:08 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shkojnë për t’u shëruar në Infektivë, por shikoni gjendjen e tmerrshme higjienike (Video)

Herë pas here ka ndodhur që është raportuar për shërbimin jo të mirë në spitalet e SHSKUK-së.

Problem i përhershëm madje po janë edhe barnat esenciale, të cilat mungojnë në spitalet shtetërore.

Por, këto nuk janë problemet e vetme.

Higjiena gjithashtu nuk është në nivelin e duhur.

Një pacientë ka dërguar disa pamje për Indeksonline, nga Klinika Infektive-QKUK, ku shihet papastërtia në dhomat e pacientëve dhe në tualete.

Sipas këtij pacienti, aty ku po qëndrojnë ata gjendja higjienike është e tmerrshme.

Sigurisht, që kjo papastërti ndikon shumë në shëndetin e pacientëve të cilët aty janë shtrirë për shërim dhe jo për përkeqësim të gjendjes./Indeksonline/

Shikoni pamjet: