18:40 / E Premte, 23 Shtator 2022 / A. M.

Shkolla miqësore dhe të sigurta në Prishtinë, Drejtoria e Arsimit me marrëveshje të re

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, në vizionin dhe përkushtimin për të krijuar politika të mirëfillta për siguri në shkolla, sot ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin e Prishtinës, respektivisht, Departamentin e Psikologjisë dhe Institutin e Psikologjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati.

“Nuk mund të paramendojmë politika të mirëfillta për siguri në shkolla pa bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. Nga sot, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, Departamenti i Psikologjisë dhe Instituti i Psikologjisë do të ofrojnë shërbime të ndryshme në fushën e arsimit në shkollat e Prishtinës”, ka shkruar Musmurati.

Me marrëveshjen e re, ajo ka thënë se shkollat e Prishtinës do të jenë më miqësore e më të sigurta.

“Diskutime me energji pozitive dhe rekomandime me vlerë për bashkëpunimin që na pret me Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, Prof. Asoc. Dr. Kaltrina Kelmendi, Shefe e Departamentit të Psikologjisë dhe Prof. Dr. Aliriza Arënliu, Drejtor i Institutit të Psikologjisë. Shkollat e Prishtinës do të jenë më miqësore e më të sigurta”, ka përfunduar ajo.