12:41 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Shkolla Sarri” , Juventusi bën Napolin në stërvitje

Episodat e serialit të Juventus bën debutimin sot në “First Team” të Netflix.

Në episodin e tretë, dedikuar kryesisht për sfidën ndaj Napolit, e fituar 1-0 me golin e vetëm të Higuain, kamerat e Netflix tregojnë përgatitjen e Allegrit për ndeshjen, duke i kërkuar lojtarëve të tij të luajn si Napoli.

“Le të lëvizim, driblojmë, le të bëjmë Napolin. Ata në fazën sulmuese bëjnë tri gjëra: lëvizin në trekëndësh, Insigne hyn brenda, Hamsik në hedhje dhe Mertens del nga trekënëdëshi. Dhe ne duhet ta mbyllim atë trekëndësh” , thotë Allegri.

Në serinë dokumentare ka shumë prapaskena të klubit dhe gjithashtu të lojtarëve, me intervista për teknikun dhe lojtarët si Bernardeschi, Chiellini, Douglas Costa, Marchisio, Pjanic, Buffon dhe sigurisht Higuan. Pjesa e dytë e “First Team” , do të jetë në verë, në fundt të sezonit, thotë Netfix. /IndeksOnline/