08:09 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shkollat pushojnë për Ditën e Çlirimit, çerdhet punojnë

Sot për nder të Ditës së Çlirimit nuk do të punojnë institucionet arsimore në vend.

Por një gjë e tillë nuk vlen për çerdhet.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi.

“Sipas kalendarit shkollor, nuk do të punojnë shkollat. Ndërsa çerdhet punojnë”, ka thënë ai.

Sot bëhen 19 vjet që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.