14:39 / E Diele, 27 Qershor 2021 / OSH

Shkon Hakimi, vjen Bellerini!

Transferimi i Achraf Hakimit tek PSG është çështje ditësh.

Sipas raportimeve në media tashmë është arritur akord total mes Interit dhe PSG-së, transmeton Indeksonline.

Me paratë e Hakimit, Interi do ta transferoj lojtarin e Arsenal, Hector Bellerin.

Zyrtarët e Interit tashmë kanë pasur kontakte me agjentin e mbrojtësit spanjoll.

Klubi “zi e kaltër” dëshiron ta huazoj Bellerinin me të drejt blerje në fund të sezonit tjetër.

Nëse Arsenal e pranon këtë, atëherë marrëveshja do të mbyllet shpejt./Indeksonline/