Shkon në 10 numri i viktimave brenda një shkolle në Teksas (Video)
8 deri në 10 persona raportohet se kanë humbur jetën nga të shtënat e shënuara këtë të premte në shkollën e mesme në “Santa Fe”, Teksas, SHBA.
Një zyrtar i lartë i policisë lokale konfirmoi për mediat amerikane se autori i dyshuar i sulmit u arrestua.
Është ende e paqartë nëse autori i sulmit ishte një student. Gjithashtu mbeten për tu zbardhet nga hetimet, shkaqet e kësaj ngjarje. /Indeksonline/