13:53 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shkon në 19 numri i nxënësve të vdekur në Krime

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një kolegj në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Shpërthimi i dyshuar me lëndë eksplozive ka ndodhur në qytetin Kerç, ndërsa deri më tani nuk dihen shkaqet dhe autorët e ngjarjes.

Raportohet se para shpërthimit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Avokati i popullit të Krimesë tha se shumica e viktimave të shpërthimit ishin studentë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha nuk përjashtohet mundësia që sulmi të jetë me prapavijë terroriste.

Temat: