09:06 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Shkon në 53 numri i të vdekurve në Rusi, 41 prej tyre fëmijë

Të paktën në 53 ka shkuar numri i personave të vdekur në Rusi, pasi një qendër tregtare u përfshi nga zjarri.

Deri në 41 prej tyre mund të jenë viktima, thonë zyrtarët dhe më shumë se 10 janë listuar si të zhdukur, transmeton Indeksonline.

Flaka filloi në një kat të sipërm të kompleksit Ëinter Cherry, ndërsa shumë nga viktimat ishin në kinema.

Nga disa video që u postuan në mediat sociale, treguan njerëzit të kërcenin nga dritaret për të shpëtuar nga flakët që përfshinë këtë qendër tregtare./Indeksonline/