08:58 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Shkon në pesë numri i skuadrave të mëdha që duan Luiz Felipen

Luiz Felipe është njëri nga mbrojtësit qendror më të mirë këtë edicion në Serie A.

Qendërmbrojtësi brazilian ka shkëlqyer me fanellën e Lazios, duke qenë shtyllë e mbrojtjes bardhekaltër.

Skuadra kryeqytetase ka mbrojtjen më të mirë këtë edicion në Serie A dhe kjo falë Felipes dhe partnerit të tij Acerbi.

Por braziliani mund ta braktis Lazion në fund të sezonit, pasi është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.

Barcelona dhe Bayern Munich ishin dy skuadrat e mëdha që kanë shprehur më parë interesim për lojtarin, por tani ky numër është rritur edhe më shumë.

Inter, Juventus dhe Manchester City gjithashtu i janë bashkuar garës me dy skuadrat tjera që duan transferimin e brazilianit.

Lazio e vlerëson lartë yllin e tyre, por një ofertë prej 40 milionë euro do të bënte që të heqin dorë nga Luiz Felipe, pasi ai në vitin 2016 ishte blerë për vetëm 750 mijë euro.

23-vjeçari ka kontratë aktuale me Lazion deri në verën e vitit 2022.