09:31 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Shkon në tre numri i viktimave nga COVID-19, dy të fundit janë nga këto komuna

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 145 deri më tani. Por një lajm aspak i mirë u bë i ditur pak minuta më parë.

Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në tre. Konfirmimin për vdekjen e tyre e bëri QKUK si dhe Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti i parë që pati ndërruar jetë ishte nga rajoni i Podujevës. Kurse një 59 vjeçar nga rajoni i Prishtinës u bë viktima tjetër bashkë me një femër 70 vjeçare nga fshati Korishë në komunën e Prizrenit.

“Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë,  i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije. Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”, thuhet në njoftimin për media.

Duhet përkujtuar që institucionet përkatëse vazhdimisht kanë porositur qytetarët që të qëndrojnë sa më tepër në shtëpi dhe të përkujdesen për higjienën, në mënyrë që përhapja e këtij virusi të jetë sa më e vogël./Indeksonline/