75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shkon numri në 832 të vdekur nga cunami në Indonezi

Cunami në Indonezi ka marr jetën e 832 personave. Numri i të vdekurve besohet se do të rritet pasi ende ka njerëz nën gërmadha.

Cunami ishte me magnitudë 7.5 dhe goditi ishullin Sulawesi të premten.  821 nga të vdekurit kanë qenë nga qyteti Palu, kurse 11 të tjerët kanë qenë nga qyteti Donggla, transmeton Indeksonline.

Me mijëra të lënduar janë nëpër spitale. Kjo është një nga tragjeditë më të mëdha të Indonezisë./Indeksonline/