75 Mall Live Search
16:39 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Shkrihet bora, këtë fshat të Drenicës e “merr uji” (Video)

Reshjet e shiut dje gjatë ditës dhe bora e shkrirë nga moti i nxehtë sot, ka bërë që në shumë fshatra të Kosovës, të vërshohen nga uji.

Në Shtrubullovë, afër Drenasit, rruga dhe oborret e shtëpive janë mbuluar nga uji, transmeton Indeksonline.

Në këtë video të dërguar nga një banor i këtij fshati, shihet se si uji ka mbuluar sipërfaqen e tokës.

Në këtë fshat, kjo ndodh çdo herë që ka reshje të shiut e borës, ku familjet bllokohen nga uji./Indeksonline/