18:25 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / Blerim

Shkrumb e hi, një shtëpie i digjet kulmi në Përlepnicë të Gjilanit

Zjarrfikësve të Gjilanit sot u doli punë, por ata arritën ta kryejnë më sukses misionin e tyre.

Një shtëpi banimi mori flakë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Bëhet fjalë për një shtëpi e cila u dogj në fshatin Përlepnicë, ku i menjëhershëm ishte edhe intervenimi i zjarrfikësve.

Përmes këtyre imazheve mund të shihni se si shtëpia ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por që sipas zjarrfikësve s’ka të lënduar./Indeksonline