08:54 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shkrumbohet nga flakët një makinë në Vlorë

Një makinë është shkrumbur nga flakët në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se makinës tip “Benz” i është vënë zjarri gjatë natës së lënë pas teksa ishte i parkuar.

Rreth orës 01:40 të natës, sapo kishte hyrë e mërkura, policia është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Partizani”, është djegur pjesërisht një mjet.

Efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar të parkuar dhe pjesërisht të djegur në pjesën e përparme, tek goma, mjetin tip “Benz”, në pronësi të 24-vjeçarit M.F.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se tentativa e zjarrëvënies së mjetit të jetë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. /albeu.com/

Temat: