Shkurte Fejza lanson këngë të re, duhet ta dëgjoni
Këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza gjatë ditës së sotme ka publikuar këngën e saj të re për dëshmorin e kombit, Hamëz Jasharin.
“Komandant Hamëz Jashari, dritë lirie” është titulli i këngës, të cilës i është bashkangjitur edhe videoklipi, transmeton Indeksonline.
Disa sekuenca të videoklipit janë bërë në kompleksin e ‘Jasharajve’. Po ashtu ka video të shkurtra të komandantit.
Kënga vije pikërisht në muajin mars, ku përkujtohet heroizmi i familjes Jashari./Indeksonline/