14:28 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shmanget një tragjedi në Lipjan

Një incident i frikshëm ka ndodhur sot rreth orës 10:00 të mëngjesit në Lipjan në rrugën ”Bajram Gashi” afër stadiumit të qytetit.

Në një pompë derivatesh ka pasur rrjedhje masive nga një cisternë gazi (plin) derisa punëtorët e kësaj kompanie ishin, duke punuar afër saj.

Indeksonline ju sjell një video ku mund të shihni se si në atë pompë derivatesh ka pasur rrjedhje masive nga një cisternë gazi.

Sipas një lexuesi të Indeksonline-t, i cili na ka dërguar foto dhe video nga vendi i ngjarjes, situata ka qenë tejet dramatike për shkak të mundësisë së eksplodimit të cisternës, duke pasur parasysh edhe temperaturat e larta që po mbizotërojnë. Banorët e ndërtesave përreth kanë filluar të largoheshin në panik dhe kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke evituar më të keqen.