22:45 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shmangni daljen jashtë në Prishtinë, ajri i rrezikshëm sonte

Prishtina është mbuluar sonte nga ajri tejet i dëmshëm, që për momentin është më i ndoturi në Evropë.

Mbrëmë Prishtina kishte ajër të ndotur, por sonte ndotja e ajrin është 100 më e madhe.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 21:00, cilësia e ajrit del të jetë në shkallën 412, që është i rrezikshëm (Hazardous).

Kjo është shkalla më e larët e ndotjes që Prishtina ka pas këtë vit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.