22:16 / E Martë, 04 Janar 2022 / OSH

Shoferët e pastruesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit me pagë 1900 $, drejtori mer sa trefishi i Edi Ramës

Skandali me të dhënat mbi pagat po nxjerr në pah çdo dite anomalite nepotizmin ne administratën dhe abuzimet me paratë publike. Në data bazën e pagave të prillit zbulohet se 5 shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kanë paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë).

“Vend pune pëllumbash” quhet në zhargonin popullor. Shoferi më i paguar ai qe merr pagën rreth 1900 dollarë (196 636 lekë) konkurron me zëvendës kryeministrin për pagën. Vetë drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Vetë ky i fundit përfiton një pagë prej afro 7 mijë dollarësh (701 100 lekë) ne muaj, gati 3 herë më shumë se shefi i tij i drejtpërdrejtë kryeministri Edi Rama që paguhet rreth 2200 dollarë (228 730 lekë) dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta që përfiton afro 2500 dollarë në muaj (257 000 lekë).