13:45 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aksident mes dy veturave, njëra bie në Lumbardh të Pejës (Video/Foto)

Dy vetura janë aksidentuar para disa minutash, derisa njëra prej tyre ka dal nga rruga dhe ka rënë në Lumbardhin e Pejës.

Kalimtarët kanë thënë për Indeksonline se nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Ekipet policore kanë dal menjëherë te Lumbardhi, bashkë me një mjet transportues me të cilin po e nxjerrin veturën nga uji.

Më poshtë gjeni foto të veturës së rënë në Lumbardh të Pejës. /Indeksonline/