Shoferi i dehur shkakton aksident në Berat, e pëson kosovari
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Berat kanë bërë arrestimin në flagrancë të D.H., 37 vjeç banues në lagjen “18 Tetori”, Ura Vajgurore.
Arrestimi i tij u krye pasi në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Lapardhasë, duke drejtuar automjetin tip Benz humbi kontrollin dhe u përplas me automjetin me targa të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Nga testi i alkoolit i kryer me aparatin drager, rezultoi se shtetasi D.H., ishte në gjendje të dehur në masën 1.51% mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal./Indeksonline/