11:07 / E Martë, 15 Mars 2022 / A. M.

Shoferi në Ferizaj me mëngjes gjobitet 500 euro, kjo ishte arsyeja!

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në rrugën ‘’Brahim Ademi’’ në Ferizaj, kanë ndaluar dy shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes’’

Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet N.K (M/K) i moshës 34 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro , 3 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit, për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit dhe tejkalim të shpejtësisë 50/80 km/h , ndërsa ndaj shoferit tjetër me inicialet B.Q (M/K) i moshës 50 vjeçar , policia i shqiptoi një gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe nëntë (9) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit,për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit.

No photo description available.

Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit . Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

No photo description available.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

No photo description available.