11:00 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / OSH

Shokuese/ Mo Farah nuk arrin të kualifikohet në Lojërat Olimpike

Sir Mo Farah nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin e tij prej 10,000 metrash në Lojërat Olimpike të Tokios pasi nuk arriti të kualifikohej.

Kampioni katër herë Olimpik humbi kohën kualifikuese në një garë prej 10,000 metrash në kampionatet britanike të atletikës në Manchester të premten, transmeton Indeksonline.

Sir Mo, 38 vjeç, duhej të kalonte më pak se 27 minuta 28 sekonda në “Manchester Regional Arena” për të rezervuar vendin e tij në aeroplan për në Tokio përpara afatit të dielën mbrëma.

Por ai shënoi 27 minuta, 47.04 sekonda dhe nuk do të mbrojë titullin 10,000 metra që fitoi në 2012 dhe 2016./Indeksonline/